Foto: Ilustrim

Vdes një person në një aksident në mes një autobusi dhe veture në Obiliq

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar pas një aksidenti të ndodhur sot në Obiliq.

Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, ka thënë ai.

Tutje Borovci ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit.