Vdes një person në një aksident në Klinë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak orësh në Klinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:40 jemi njoftuar për aksidentin. Tri automjete janë të përfshira dy kombi dhe një traktor. Fatkeqësisht vozitësi i traktorit ka humbur jetën”, tha Gashi për KALLXO.com.

Ai tutje tha se dy persona vozitës të automjeteve tjera janë dërguar për trajtim mjekësor pas aksidentit.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!