Vdes një person në Mitrovicë, dyshohet se ra nga dritarja e hotelit

Një trup i pa jetë është gjetur në oborrin e një hoteli në hyrje të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur sot në mesditë.

Burime të KALLXO.com konfirmojnë se viktima është një shtetas i huaj, i cili ka qenë duke banuar në këtë hotel.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se viktima është një 39 vjeçar.

“Një person rreth 39 vjet është gjetur pa shenja jete në oborrin e një hoteli në hyrje të Mitrovicës. Trupi i të ndjerit dërgohet në obduksion, dyshimet e para janë se ka kërcyer nga dritarja e hotelit, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë “, tha Zahiti.