Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vdes një person në Kamenicë, Policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar hetimet për një rast në Kamenicë, ku një person ishte aksidentuar më 10.08.2024 dhe ka vdekur më 14.08.2024.

Në konsultim me prokurorin rasti është inicuar si “vdekje e dyshimtë” dhe i është referuar hetimeve të mëtutjeshme.