
Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim
Vdes një person në Graçanicë, ra nga objekti ku ishte duke punuar
15.4.2022 - 13:11
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës ka vdekur një person pasi gjatë kohës sa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi e madhe.
Rasti ka ndodhur në Graqanicë dhe sipas njoftimin të policisë, është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshuar”.
“Raportohet se viktima burrë kosovar deri sa ishte duke punuar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi e madhe dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, ka thënë policia.
Tutje është treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia ka treguar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.