Vdes një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se, sot më 08.02.2025 rreth orës 03:00 të mëngjesit një shtëpi është përfshirë nga zjarrit. Siç njofton policia, brenda shtëpisë është gjetur edhe një person i vdekur.

Trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

“Sot, rreth orës 03:30, kemi pranuar informatë për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç’rast edhe është lokalizuar zjarri” – ka thënë për KALLXO.com  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj.

“Gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor. Aktualisht janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti” – thuhet në njoftim.