Ilustrim

Vdes një person në Bajgorë të Mitrovicës, dyshohet se e zuri traktori duke punuar

Në fshatin Bajgorë të Mitrovicës ka vdekur një person.

Sipas policisë të ndjerin dyshohet se e ka zënë traktori sa ishte duke punuar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Dyshohet se një person e ka zënë traktori duke punuar. Sipas informatave të para, një punëtor ka humbur jetën aksidentalisht me traktorin që ka qenë duke punuar”, ka thënë Zahiti.

Viktima dyshohet se është një person rreth moshës 48 vjeçare.