Foto: Ilustrim

Vdes një person në aksidentin në fshatin Gllarevë

Një burrë ka humbur jetën në një aksident trafiku rreth orës 22:30 në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë.

Policia njofton se në këtë aksident ishin të përfshira një automjet i markës Opel dhe një motokultivator.

Viktima e cila ishte duke drejtuar motokultivatorin ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas ekipit mjekësor, ndërsa tre persona janë lënduar dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit. Hetuesit rajonalë për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në murgun e spitalit rajonal në Pejë”, njofton Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

KALLXO.com raportoi sot së një person ka ndërruar jetë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Shkelzen Haradinaj’ gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Vdes një 27 vjeçar në aksident trafiku

.