
Vdes një person në aksident trafiku te 'Kroni i Mbretit'
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur para pak orëve në magjistralen Prishtinë- Pejë, saktësisht te ‘Kroni i Mbretit’.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Mund të konfirmoj se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:15. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, dhe sipas informative fillestare një person ka vdekur”, ka thënë Hoxha për KALLXO.com.
Ai tutje ka shtuar se vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e trafikut dhe emergjenca dhe po merren me rastin.
Nuk dihet ende se sa persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Policia e Kosovës në për shkak të numrit të madh të aksidenteve kohëve të fundit, në vazhdimësi ka bërë apel tek te gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.
Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar për shkak të mjegullës