Foto: Ilustrim

Vdes një person në aksident trafiku në Podujevë

Një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur dhe rreth orës 17:25.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar vozitësi i veturës, i cili nga pakujdesia me veturë ka goditur këmbësorin.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.