Foto: Ilustrim

Vdes një person në aksident trafiku në Gjilan

Një burrë ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka pësuar nga aksidenti mes një veture dhe motoçiklete në
fshatin Komjan të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

“Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar
në mbajtje.