Foto: Arkiv

Vdes një person në aksident në në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Aksidenti, sipas policisë së Kossovës, ka ndodhur afër daljes së Malishevës dhe në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Policia njofton se hetimet e para japin dyshime se njëra nga veturat ka qenë e ndaluar në shiritin emergjent dhe automjeti kombi në lëvizje e ka goditur atë.

“Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, për t’u marrë me rastin. Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se si pasojë aksidentit një person ka humbur jetën. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të trafikut”, thuhet në njoftimin policor.