Vdes një person i infektuar me COVID-19 në Suharekë

Edhe një person nga komuna e Suharekës sot ka vdekur nga COVID-19.

I ndjeri S.K. kishte rezultuar pozitiv me coronavirus më 24 korrik dhe ishte i shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Lajmin për vdekjen e S.K. e ka bërë të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Suharekësa, Besa Kuqi përmes një postimi në Facebook.

Tutje ajo bëri të ditur se edhe 32 qytetarë të tjerë në Suharekë janë duke luftuar me betejën e COVID-19.

Kuqi bën apel që të respektophen masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Komuna e Suharekës dje ka shënuar edhe katër raste të reja më COVID-19.

Ndërsa në nivel vendi dje janë regjistruar edhe 220 raste të reja me SARS- CoV- 2, kështu duke rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në mbi 7 mijë.

7137 persona janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi, 3874 prej tyre janë shëruar dhe 177 të tjerë kanë vdekur.