Ilustrim

Vdes një person gjatë kohës sa po blente gjëra në market

Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme në rrethana të dyshimta në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se një person derisa ishte duke blerë gjësende në një market është alivanosur dhe është rrëzuar në tokë.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar ambulanca dhe posa kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima kishte vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion.