Ilustrim

Vdes një person brenda shtëpisë së përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që kishte përfshirë një shtëpi në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, në fshatin Henc të Fushë Kosovës.

Në njoftim thuhet se viktima ka vdekur si pasojë e zjarrit që kishte përfshirë një pjesë të dhomës.

Në vendin e ngjarjes, kanë njësitet përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.