Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
Vdes një person 22 vjeç në Vushtrri, dyshohet se u godit nga rryma në shtëpinë e tij
Një person 22-vjeçar dyshohet se ka vdekur nga rryma elektrike në fshatin Zhilivodë të Vushtrisë, më 06.10.2024.
Policia e Kosovës thotë se rreth orës 10:00, janë njoftuar se një person ishte goditur nga energjia elektrike në shtëpinë e tij.
Sipas komunikatës, njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo, viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në Prishtinë për trajtim mjekësor.
Më tej Policia thotë se rreth orës 11:23, janë njoftuar se personi ka vdekur.
“Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar”- thuhet në komunikatë.
Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshuar”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.