Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Vdes një pacient nga Mitrovica në Klinikën Infektive, nuk dihet ende nëse ishte i infektuar me COVID-19

Një pacient nga Mitrovica ka vdekur sot në Klinikën Infektive në Prishtinë, por ende nuk dihen rezultatet nëse ishte i prekur me coronavirus.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar infektologia Sadije Namani.

Namani njoftoi se 83-vjeçari nuk ka pasur ndonjë kontakt me ndonjë të infektuar më coronavirus.

“Nuk kemi ende rezultatet, mostrat i kemi dërguar dhe kemi kërkuar që ky rast të jetë prioritet, por jemi në pritje”, tha ajo.

Komuna e Mitrovicës Jugore dje ka shënuar rastin e parë me coronavirus.

Deri më tani numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka arritur në 806, prej tyre 271 të shëruar dhe 22 të vdekur.