Vdes një pacient nga COVID-19, shkon numri në 30

Klinika Infektive ka njoftuar se sot gjatë ditës ka vdekur edhe një person tjetër i infektuar me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit, i vdekuri ishte i lindur në vitin 1961 dhe është nga Prizreni.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive të QKUK-së.

I ndjeri ishte duke u trajtuar prej disa ditësh në Mjekimin Intensiv të Klinikës dhe kishte sëmundje tjera shoqëruese.

Deri më tani që nga paraqitja e parë e virusit COVID-19 në Kosovë, kanë vdekur 30 persona.