Ilustrim/Arkiva

Vdes një këmbësore në Ferizaj

Një grua ka humbur jetën dje në Ferizaj, pasi që është goditur nga një veturë.

Sipas policisë, vozitësi me veturë, nga pakujdesia e ka goditur atë në ora 07:45.

Policia thotë se viktima është dërguar në QKUK, ku më pas viktima ka ndërruar jetë.

Tutje është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.