Ilustrim

Vdes një këmbësor pasi u godit nga një kamion

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pasi u godit nga një kamion.

Policia ka sqaruar se mbrëmjen e kaluar në fshatin Llozicë, të Komunës së Malishevës, një person shtetas i Serbisë derisa kishte qenë duke e drejtuar kamionin e tij në rrugë e kishte goditur këmbësorin i cili ka marrë lëndime vdekjeprurëse dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i lirohet familjarëve për ceremoni varrimi.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.