
Ilustrim
Vdes një këmbësor pasi goditet nga vetura, policia jep detaje
07.12.2019 - 12:48
Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pasi është goditur nga një veturë.
Raporti policor sqaron se mëngjesin e ditës së djeshme, në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës, një person ka goditur me veturë një këmbësor.
I dyshuari sipas policisë është arrestuar, pasi i njëjti me kamionetën e tij nga pakujdesia kishte goditur viktimën duke i shkaktuar plagë të cilat ky i fundit nuk mund t’i përballonte dhe kishte vdekur në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e tij e kishte konstatuar edhe mjeku kujdestar.
Për rastin ishte njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me vendim të këtij të fundit vozitësi është dërguar në mbajtje.