Vdes një i ri nga Shtimja si pasojë e COVID-19

Një 34 vjeçar nga Shtimja ka vdekur sot si pasojë e virusit COVID-19. I ndjeri ka qenë zyrtar në Komunë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vet kryetari Naim Ismajli.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa, i cili si pasojë e virusit COVID19 sot ndërroi jetë”, ka shkruar Ismajli.

“Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim Djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Tafa”, ka shkruar kryetari Naim Ismajli.

Ditë e zezë, 15 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

.