ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Vdes një i burgosur në Pejë

I burgosuri me inicialet M. C., ka vdekur orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Spitalin Rajonal të Pejës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i njëjti ka qenë i infektuar edhe me COVID-9.

Në një njoftim për media, SHKK ka treguar se i burgosuri që një kohë të gjatë ka pasur probleme psikiatrike dhe është trajtuar me terapi përkatëse.

“Nga data 06.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q. K. Dubravë është hospitalizuar në  Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Gjatë qëndrimit të tij në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, M. C., me datë 10.12.2020 ishte testuar për Covid 19, me ç ‘rast kishte rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

SHKK në njoftim ka thënë se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.