Foto: Facebook

Vdes një i burgosur 80 vjeçar në Spitalin e Pejës

Në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur një i burgosur i moshës 80 vjeçare, i cili ishte i burgosur që nga vitit 2007.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot rreth orës 08:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M.S viti i lindjes 1941”, thuhet në njoftim.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, i burgosuri M.S, që nga pranimi në vitin 2007, ka qenë nën kujdesin mjekësor të burgut dhe të konsultantëve mjekësor specialistë.

I njëjti për shkak të sëmundjeve kronike si, insuficiencë e zemrës, mushkërive dhe diabet ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, që nga 12 marsi i këtij viti ai është shtrirë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Që nga ajo kohë, ai është trajtuar në këtë institucion në mënyrë të vazhdueshme nga kardiologët, pomologët dhe specialistët e tjerë.

“Për shkak të moshës dhe sëmundjeve kronike nuk ka arritur që të tejkaloj këtë gjendje dhe si pasojë, përkundër kujdesit të shtuar të stafit mjekësor të SP të Pejës, ka ndërruar jetë”, theksohet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.