Vdes një grua shtatzënë nga COVID-19

Një grua shtatzënë nga Vushtrria ka vdekur nga COVID-19 mbrëmjen e së premtes.

Kështu kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale familjarë të saj.

Sipas raportimeve, ajo ka qenë duke u trajtuar në mjekim intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

KALLXO.com ka provuar të marr një konfirmim për këtë rast edhe nga QKUK, e Shpend Fazliu zëdhënës në këtë institucion tha se “të gjitha rastet e vdekjeve konfirmohen në raportin e orës 15:00 të Ministrisë së Shëndetësisë”.