Vdes një grua që u lëndua në aksidentin e trafikut në Bresalc të Gjilanit

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, më 31.10.2024, në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Në këtë aksident të trafikut kanë qenë të përfshira tri automjete, dhe sipas informatave të para ishin lënduar tre persona.

Lajmi për vdekjen e viktimës është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani njoftoi se tre të lënduarit ishin dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Gjilan për ndihmë mjekësore.

Aty, një grua e moshës 46- vjeçare si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë, dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Gjilan.

Hashani tregoi se me vendim të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Hashani tha se hetues policorë të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

KALLXO.com solli pamje nga vendi i aksidentit.

Tre të lënduar në aksidentin në Bresalc të Gjilanit