Foto: Ilustrim

Vdes një grua që u aksidentua para dy ditëve në Prizren

Një grua ka vdekur si pasoj e një aksidenti që kishte ndodhur më 8 mars, rreth orës 20:00, në fshatin Korishë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim mjekësor, mirëpo dje e njëjta ka vdekur.

Tutje është treguar se në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që trupi i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore.