Ilustrim
Vdes një grua që banonte në Entin Special në Shtime
14.11.2024 - 10:21
Polica e Kosovës ka bërë të ditur se më 13.11.2024 nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Shtime është njoftuar se një grua ishte dërguar në gjendje të rënd nga Enti Special, dhe pas një kohe të shkurtër kishte ndërruar jetë.
Sipas Policisë, viktima ishte banore e Entit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është liruar për ceremoni mortore, njofton Policia në raportin e publikuar më 14.11.2024.