Vdes një grua nga aksidenti në mes dy veturave në Mitrovicë

Një grua ka mbetur e vdekur në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 01:30 në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Gjatë natës rreth orës 01:30, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor rruga e “Ulqinit” ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident katër persona janë lënduar. Më vonë nga  QKUK është raportuar se  ka vdekur e aksidentuara e gjinisë femërore rreth 71 vjeçare”, tha ai për KALLXO.com

Ndërkohë një personi i është caktuar masa e ndalimit policor në cilësin e të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit.