Spitali i Pejës - Foto: KALLXO.com

Vdes një grua në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në Spitalin regjionali të Pejës ka vdekur një grua.

Sipas njoftimit, forcat e rendit po e hetojnë rastin.

“Është raportuar se viktima femër  kosovare e cila ka qenë e shtrirë në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.