Vdes një grua në Shtime, Policia nisë hetimet

Policia e Kosovës raporton se një grua në Shtime, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Sipas Policisë, më pas nga mjeku është konstatuar se gruaja ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti duke u hetuar.