Ilustrim

Vdes një grua në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime.

Policia është duke e hetuar vdekjen e saj. Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 20:02.

Sipas policisë, viktima është dërguar në QMF dhe nga mjekët është konstatuar vdekja.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.