Vdes një grua në Prishtinë

Një grua 77 vjeçare është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e  Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se 77 vjeçarja është gjetur mëngjesin e sotëm e shtrirë në rrugën “Hyzri Talla”, në Prishtinë.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka shtuar se me rastin po merren njësitë përkatëse policore.