Vdes një grua në Pejë, konsumoi detergjent

Një grua në Pejë ka vdekur pasi ka konsumuar detergjent.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se me datën 11 gusht të këtij viti Policia është njoftuar nga Spitali se është paraqitur viktima e cila sot ka vdekur si pasojë e konsumimit të substancës higjenike.

“Me datën 11.08.2022, Policia është njoftuar nga Spitali se është paraqitur një grua e cila ka konsumuar d……….., dhe sot me datën 12.08.2022 nga ekipi mjekësor jemi informuar se e njëjta si pasojë e konsumimit të këtyre substancave ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar Rugova për KALLXO.com.

Rugova tha se rasti është duke u cilësuar si “Hetim i vdekjes”.