Ilustrim

Vdes një grua në një aksident në Autostradën “Arbën Xhaferi”

Një grua ka vdekur si pasojë e aksidentit në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Ky aksident ka ndodhur pasi që vetura, të cilën e ka drejtuar gruaja, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, vozitësja gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:15.