Vdes një grua në Malishevë, dyshohet se u hodh nga shkallët e banesës

Një grua është gjetur dje e vdekur rreth orës 09:00 në qytetin e Malishevës.

Sipas raportit policor, ajo dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës në të cilën ka qenë duke banuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.

Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.