Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdes një grua në Fushë Kosovë, dyshohet se ra nga një ndërtesë

Një grua ka vdekur në Fushë Kosovë sot rreth orës 13:00 dhe dyshimet e para janë se  ka rënë nga një ndërtesë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth 13:00, kemi pranar informatën se në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka ndërruar jetë.  Viktimë në këtë rast është grua , vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.