Vdes një grua lehonë nga COVID-19

Një grua dyshohet se ka vdekur pas lindjes së cilën e ka pasur gjatë ditës së sotme në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli përmes telefonit i ka thënë KALLXO.com, se gruaja ka qenë me COVID-19 ndërsa lindjen e ka kryer në Gjinekologji dhe më pas është transferuar në Qendrën e Mjekësisë Sportive ku ka qenë duke u trajtuar nga coronavirus.

“Ajo ka kryer te na operacionin por është transferu në Mjekësinë Sportive. Po ka qenë e infektuar me COVID-19. Ka qenë në Mjekësinë Sportive, ka lindë në repartin te ne dhe më pas është kthyer sërish në Klinikën Infektive. Për një orë sa është kthyer në qendër”, tha drejtori Ismajli për KALLXO.com.