Vdes një fëmijë në aksident trafiku në Podujevë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në Podujevë.

Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore, ku si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar këmbësorja A. Rr., fëmijë, e cila nuk ka mundur të përballoj plagët e marra dhe e njëjta ka vdekur.

Vdekja e viktimës është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

“Ngasësi i automjetit Golf, P. A., është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar, grua, është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.