Ilustrim

Vdes një fëmijë 4 vjeç pas kontaktit me rrymë në sheshin e Beratit

Një fëmijë 4 vjeç ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në pedonalen e sheshit të Beratit.

Sipas Policisë së Shtetit, fëmija ka qenë duke luajtur në lulishten e pedonales.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike”, ka njoftuar policia e shtetit shqiptar.

Policia ka ndaluar drejtorin e shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësin e ndriçimit në zonat urbane, ndërsa ka proceduar lëndë për katër elektricistë të Bashkisë së Beratit.

“P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat. Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat”, njofton policia.

Peronat e ndaluar do të hetohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.