Ilustrim

Vdes një burrë në Deçan, pas lëndimeve gjatë prerjes së drunjve në pyll

Një burrë në Deçan dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drunjve në pyll.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur të ejten rreth orës 19:45.

Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.