Ilustrim

Vdes një 83 vjeçare në Kopernicë të Kamenicës, dyshohet se ra nga ballkoni

Një 83 vjeçare ka vdekur sot në fshatin Kopernicë të Kamenicës pasi që ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, njofton Policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë rreth orës 08:35 viktima dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj e cila ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës. 

Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. 

Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,Vdekje aksidentale’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore.