Ilustrim

Vdes një 72-vjeçar në plazhin e Vlorës

Në plazhin e Vlorës sot ka vdekur një 72-vjeçar.

Siç raporton Top Channel, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës dhe ai ka ndërruar jetë rrugës për në Spital.

“Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij”, ka bërë të ditur Policia e Shtetit.

Tutje është thënë se grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave./TopChannel