Policia e Kosovës

Vdes një 71-vjeçare nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në Gjakovë

Një grua 71-vjeçare ka vdekur si dhe tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes një kamioni dhe veture në fshatin Fshaj të Gjakovës.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënsi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezej.

“Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj – Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë  përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë.”- ka deklaruar Elezaj.

Sipas tij, personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Derisa, rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.