Vdes një 70-vjeçar në një lokal në Prishtinë

Një person 70-vjecar ka vdekur sot në një lokal në Prishtinë në ora 16:00.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin emergjent.

“Rreth orës 16:00 është marrë informata për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën ” Fazli Grajçevci” në Prishtinë.  Policia ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi mjekësor emergjent, i cila ka konstatuar se trupi i një burri rreth 70 vjeç është pa shenja jete”, tha Borovci.

Ai shtoi se vdekja e tij është duke u hetuar.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.