COVID-19

Vdes një 46 vjeçar nga COVID-19

Virusi COVID-19 i ka marrë jetën edhe një qytetari të Gjilanit gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Sipas Hajrullahut viktima është një 46 vjeçar.

“Një 46 vjeçar ka vdekur si pasojë e gjendjes së rënduar që ka pasur. Ka qenë i infektuar me coronavirus. Mbrëmë e kemi pranuar në Spitalin Rajonal në gjendje të rendë”, tha për KALLXO.com Drejtori Hajrullahu.