Vdes një 31-vjeçare në Obiliq, Policia po heton rastin

Policia e Kosovës dje ka pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri, nga Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Personi që është lënduar, grua 31-vjeçare më pas është thënë se është transportuar në QKUK ku edhe është konstatuar më pas vdekja e saj.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se “ka elemente që mund të jetë vetëvrasje”.

“Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen” – ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se nga forcat e rendit dhe organet e drejtësisë po vazhdohet në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.