Foto: KALLXO.com

Vdes një 22-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Një 22-vjeçar ka vdekur sot në bregdetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se i riu ka vdekur si pasojë e infarktit.

“Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit”, ka njoftuar Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./rtv21.