Vdes një 22 vjeçar në aksident në Vushtrri

Një 22 vjeçar me inicialet I.D. ka vdekur dje rreth orës 15:30 si pasojë e një aksidenti trafiku.

Sipas Policisë, nga Qendra Klinike Universitare Prishtinë, është raportuar se 22 vjeçari kishte vdekur pas tretmanit mjekësor.

Policia ka njoftuar se aksidenti kishte ndodhur dje në orën 10:05 në rrugën “Ajet Gërguri” Vushtrri, ku vozitësi humbi kontrollin mbi veturën dhe shkaktoi vet-aksident.

Viktima është dërguar për obduksion.