Vdes një 21 vjeçar në një aksident në Vushtrri
Një person i moshës 21 vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndijmeve që ka marrë në një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë 06.11.2024 rreth orës 22:00 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Në këtë aksident ishte përfshirë një automjet me targa vendore.
Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra.
“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin ështe njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.